Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Topi i Artë për Lionel Messi, shpërthen Matthäus: "I pamerituar, Haaland më i mirë se ai gjithë vitin"

Lapsi.al 31 October 2023
Topi i Artë për Lionel Messi, shpërthen Matthäus: "I
Si çdo vit, dhënia e Topit të Artë shkakton diskutime. Pavarësisht fitores së Kupës së Botës, jo të gjithë kanë rënë dakord për dhënien e çmimit për Lionel Messi. Ndër më kritikët ishte Lothar Matthäus, sipas të cilit Erling Haaland, që vinte nga tripleta me City, duhej të ishte fituesi: “Gjatë gjithë vitit Haaland ka bërë më mirë se Messi – tha ish-lojtari i Inter për Sky Deutschland –. Titulli është i pamerituar. Kjo është dëshmi se Kupa e Botës ka më shumë rëndësi se çdo gjë”. Matthäus e rriti dozën e kontestimit: "Për mua, askush nuk ka bërë më mirë se Haaland. Ai ka qenë më i miri në 12 muajt e fundit. Ai fitoi tituj të rëndësishëm me Manchester City dhe vendosi rekordin e golave. Vota është një farsë, edhe pse kam kam qenë gjithmonë një tifoz i Messi”. Messi shprehu admirimin e tij për të dy konkurrentët e tij, Haaland dhe Mbappe, gjatë fjalimit të pranimit. Argjentinasi parashikoi se dyshja e talentuar do të fitonte çmimin prestigjioz në të ardhmen. Ai pranoi se Haaland mund ta kishte fituar çmimin këtë vit, duke pranuar performancën mbresëlënëse të norvegjezit gjatë sezonit të tij të parë me Manchester City. Sulmuesi vazhdoi të përmirësonte rekordin e mëparshëm prej 34 golave, për më shumë gola të shënuar në një sezon të vetëm në Premier League, duke shënuar 36 herë. E megjithatë nuk mjaftoi, por jo për Matthäus.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI