Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Egnatia mposht 2-1 Kukësin mes polemikave: Nica proteston për dy penalltitë

Lapsi.al 31 October 2023
Egnatia mposht 2-1 Kukësin mes polemikave: Nica proteston për dy

Pas një serie të rëndësishme pozitive të rezultateve, Kukësi është mundur në Rrogozhinë. 2-1 është imponuar Egnatia, në një ndeshje plot polemika në të cilën Stavri Nica ka protestuar për dy penalltitë: atë të barazimit nga Fernando dhe atë të padhënë për faull ndaj Rashitit. Tre pikë për të besuarit e Edlir Tetovës, që vuajtën shumë përballë bluve me teknikun që në këtë pikë mund t'i gëzohet vetëm pikëve.

13 pikët në 6 javët e fundit ishin tregues të një skuadre të transformuar në krahasim me fillimin e sezonit. E Kukësi i përligj përcaktimet, me një provë të rëndësishme. Të disiplinuar taktikisht, veri lindorët luajtën me inteligjencë, duke i lënë tempizmin zotërimin e topit kudnërshtarit. Egnatia u përpoq të bënte padronin, por u ndëshkua nga La Torre. Sulmuesi kryesor i Kukësit kaloi miqtë në avantazh, duke befasuar Sherrin.

Rikthimi i Dwamena, ende jo në formë, sidoqoftë i kishte dhënë zemër Egnatias që u shty përpara me forcë. E megjithatë, prapavija e Nicës kontrolloi me kujdes dhe u duk se mund të dilte pa dëme, nëse në minutën e 34' arbitri nuk do të kishte vlerësuar penallti ndërhyrjen e Rivas ndaj Fangaj. Protesta të forta të Kukësit, që nuk penguan brazilianin Fernando të paraqitet në pikën e bardhë e të shënojë golin e barazimit.

Lexo më tej: "Në gjithë botën është penallti"; Kërnaja shpërthen kundër arbitrit Koçi, Tetova i gëzohet vetëm pikëve

POLEMIKA PËR PENALLTINË E PADHËNË

Nica u mundua të freskonte skuadrën me ndërrimin e trefishtë pas pushimit, por Egnatia mori kontrollin e lojës. Spahiu dhe Dëamena frikësuan Tafas, që u detyrua të dorëzohet në minutën e 56'. Një supergol i Spahiut nuk i la asnjë shans Tafas. Kukësi megjithatë reagoi dhe mund të ndryshonte rrjedhën e lojës në të 60, kur Fangaj pengoi Rashitin në zonë. Nuk kishte penallti për arbitrin nën protestat e miqve, të zhgënjyer për herë të dytë në këtë ndeshje. Skuadrat dhuruan një ndeshje të hapur deri në fundin e sfidës por rrjetat nuk u prekën më. Egnatia shkëputet, të paktën për një ditë nga Partizani, ndërsa Kukësi humb një tjetër ndeshje me pretendentët për titull.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI