Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Zëdhënësi i UNICEF: Gaza është kthyer në një varrezë fëmijësh

Lapsi.al 31 October 2023
Zëdhënësi i UNICEF: Gaza është kthyer në një

James Elder, zëdhënësi i agjencisë së OKB për mbrojtjen e fëmijëve UNICEF tha sot në një konferencë shtypi nga Gjeneva se Gaza, e cila bombardohet prej tre javësh nga Izraeli, është kthyer në një varrezë fëmijësh.

Elder ashtu si dhe homologu i tij në OBSH, Christian Lindmeier, paralajmëronin për një katastrofë të shëndetit publik që pritet të ndodhë së shpejti prej zhvendosjeve masive, tejmbushjes së ambjenteve me njerëz dhe shkatërrimit të infrastrukturës se ujit dhe pastërtisë nga bombardimet.

“Prej fillimit të këtyre luftimeve të paprecedenta në Rripin e Gazës, UNICEF ka theksuar nevojën e armëpushimit humanitar për kalimin e ndihmës. Ne kërkojmë të ndalojë vrasja e fëmijëve. Frika jonë më e madhe po bëhet realitet tashmë teksa numri fëmijëve të vrarë është rritur nga dhjetra, në qindra, e në mijëra, brenda dy javëve”.

“Shifrat janë revoltuese; raportohen më shumë se 3,450 fëmijë të vrarë; një shifër shokuese që vijon të rritet çdo ditë”.

“Gaza është kthyer në një varrezë fëmijësh, dhe gjithashtu një ferr për këdo tjetër. Tashmë kërcënimi për fëmijët nuk janë vetëm bombat e predhat, por uji apo trauma e jetuar.

“Më shumë se 1 milionë të mitur në Gaza janë në mes të një krize uji. Shpërndarja e ujit në Gaza është aktualisht 5 përqind, 5 përqind e prodhimit ditor. Kështu që vdekjet kërcënojnë të vijnë dhe me dehidratim”.

Dhe i dërguari i OBSH, Christian Lindmeier, bënte thirrje për lejim të ndihmës për të sëmurët mes bombardimeve izraelite në Gaza.

“Janë rreth 50,000 gra shtatzënë në qytet, qindra mijëra njerëz me sëmundje jo të transmetueshme si diabet, zemre, kaner apo pacientë të tjerë. Ata nuk mund të shpëtohen pa u dhënë ndihmë, rrymë elektrike. Ndërhyrjet kirurgjikale nuk mund të kryhen pa anestezi. Është një katastrofë publike”, tha ai. /TCH

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI