Flash

Dhunë në familje dhe plagosje/ Arrestohen 8 persona në Tiranë

Lapsi.al 1 November 2023
Dhunë në familje dhe plagosje/ Arrestohen 8 persona në

Tetë persona janë vënë në pranga nga Policia pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia bën të ditur se është arrestuar personi me inicialet F. T., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të godasë me send të fortë bashkëshorten e tij, si dhe në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tyre të mitur.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Vihen në pranga 8 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën dhe ndaluan shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

- E. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish-të fejuarën e tij;

- F. B., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj dhëndrit të tij, për motive të dobëta;

- E. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe gjatë kontrollit në banesë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një pushkë sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin F. T., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të godasë me send të fortë bashkëshorten e tij, si dhe në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tyre të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Krujë arrestuan shtetasin Sh. Ll., 58 vjeç, banues në Kosovë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 17:15, duke drejtuar automjetin tip "Audi", ka aksidentuar shtetasin G. N., 60 vjeç. Si pasojë 60-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

- A. M., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

- E. P., 30 vjeç, banues në Kamëz, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

-

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. M., 20 vjeç, banues në Sauk, pasi për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht dhe ka goditur shtetasin K. A., 20 vjeç. Si pasojë shtetasi K. A. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI