Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

"Nuk e di nëse në fund të sezonit do të qendroj": Sarri ka dyshime dhe ia ka thënë edhe presidentit

Lapsi.al 1 November 2023
"Nuk e di nëse në fund të sezonit do të qendroj":

“Nuk e di nëse do të qëndroj në fund të sezonit”. Këto janë fjalët e thëna nga Maurizio Sarri, siç raporton Il Messaggero. Tekniku ka vënë kështu dukshëm në pikëpyetje qëndrimin e tij te Lazio. Mbetet për t'u verifikuar nëse bëhet fjalë vetëm për një shpërthim pas paraqitjeve jo shumë bindëse në Champions dhe kampionat, apo për një qëllim serioz. Ajo që dihet është se trajneri toskan e ka shfaqur këtë qëndrim si te presidenti Claudio Lotito, ashtu edhe te skuadra, pas ndeshjes së fituar ndaj Fiorentinës.

PËRSE SARRI DËSHIRON TË LARGOHET?

Trajneri nga Figline Valdarno shpesh rrëmbehet nga situatat, por në këtë rast synimet duken serioze. Pavarësisht buzëqeshjes së rigjetur dhe portës së dytë të paprekur në kampionat, Sarri sërish vendosi t'ia komunikonte mendimin e tij numrit një të bardhekaltërve dhe lojtarëve të tij. Edhe në të kaluarën, ish-trajneri i Napolit dhe Juventus kishte menduar të afrohej më shumë me shtëpinë, duke nisur një kontakt me Fiorentinën siç u zbulua pak ditë më parë nga babai i tij Amerigo: “Kishte kontakte me Fiorentinën në mes të sezonit, pas lamtumirës së tij nga Juventus në vitin 2020. Por më pas ata nuk e kërkuan më dhe ai nënshkroi për Lazion e Lotitos”.

Lexo më tej: E dërrmoi Feyenoord, Sarri sheh eleminimin: "Prisja personalitet, jemi të zhytur deri në grykë"

Mosha e tij e avancuar dhe futbolli gjithnjë e më i përqendruar, pavarësisht se stresues, mund ta shtyjnë të mos e përfundojë kontratën deri në vitin 2025 me Lazio. Megjithatë tani duhet të mendojë për Bolonjën, fituese në Kupën e Italisë kundër Veronës dhe kundërshtari i radhës në kampionat. Ky do të jetë një hap i rëndësishëm para ndeshjes së kthimit kundër Feyenoord dhe derbit kundër Romës. Për këtë arsye Sarri ka vendosur një grumbullim të dyfishtë para ndërqytetases. Shumë për të ardhmen e teknikut Sarri do të varet nga ndeshjet e nëntorit dhe rezultatet që do të vijnë. Megjithatë ideja për t'u larguar nga pankina do të vazhdojë të shfaqet në mendjen e toskanit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI