Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Autogoli i Qarrit prish debutimin e Osmanit: problemet nuk mbarojnë për Vllazninë, 1-1 me Erzenin

Lapsi.al 1 November 2023
Autogoli i Qarrit prish debutimin e Osmanit: problemet nuk mbarojnë

Me largimin e Migen Memellit nuk kanë mbaruan problemet e Vllazninsë. Kuqeblutë barazojnë 1-1 me Erzenin, në debutimin e Qatip Osmanit. Ish-tekniku i Shkëndijës nuk pati sigurisht kohë për të ndryshuar gjëra, ndaj dhe rezultati mund të konsiderohet i pranueshëm. Autogoli i Qarrit prishi planet e shkodranëve, që deri në atë moment ishin në avantazh të penalltisë së shndërruar në gol nga Balaj.

Ashtu si në fazën e parë, ndonëse me shifra të tjera, mes kuqebluve e Erzenit përfundon në barazim. Shijakasit bënë rezistencë në Loro Borici, duke dalë në fund me një pikë të çmuar. Debutimi i Osmanit mund të kishte shkuar edhe më mirë. Ndeshja në pjesën e parë dhuroi pak emocione. Skuadrat ishin të përqendruara për të mos i lënë hapësira njëra-tjetrës e kjo ndikoi shumë në kualitetin e lojës me top. Rasti i parë i vërtetë ishte ai i minutës së 27' që në fakt zhbllokoi edhe lojën. Maliqi ndërhyri nga pas ndaj Malës dhe arbitri Melataj akordoi penallti, që Balaj nuk e gaboi.

Boshnjaku i shkoi pranë dyfishimit, edhe pse Erzeni tentoi të ndryshonte dicka në lojë. Zeka e Kahrimanovic dhanë sinjalet e rikthimit të shijakasve. Deliallisi nxiti të tijtë të dilnin përpara përmes zëvendësimeve, ndërsa Osmani u mundua të kontrollojë. Barazimi në fakt erdhi edhe me fat, sepse në goditjen e Zekës topi u përplas në shtyllë, nga aty në këmbët e portierit Qarri e në rrjetë.

Lexo më tej: Video/ Autogoli i Dumfur në të 86' thyen Skënderbeun me 10 lojtarë: Vllaznia kalon 0-2 në Korçë

Një “dush i ftohtë” për shkodranët të cilët rrezikuan edhe kapitullimin. Kiqina goditi fuqishëm, me portierin e kuqebluve që reagoi si duhet. Në fund, ndeshja u mbyll në barazimin 1-1 dhe rezultati nuk ndryshoi vendet e ekipeve, të cilat mbeten të rrezikuara pranë zonës së ftohtë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI