Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Hasani i shpëton fytyrën Ahmatajt: Tirana thyen 2-0 Teutën e kthehet te fitorja pas 3 javësh

Lapsi.al 1 November 2023
Hasani i shpëton fytyrën Ahmatajt: Tirana thyen 2-0 Teutën e

Pas tre javësh lëngate, me dy humbje e një barazim, Tirana është kthyer te fitorja. Bardheblutë kanë mposhtur 2-0 Teutën në javën e 11-të të Kategorisë Superiore. Hasani vendosi me një dygolësh, duke u konfirmuar sulmuesi që ka raportin më të mirë me golin ndër bardheblutë. Frymëmarrje për Julian Ahmataj, që ndjente presionin e rezultatit dhe pikë të vlefshme për renditjen.

Tirana merret përsipër nga njerëzit e saj më përfaqësues. E piëkrisht Florent Hasani zhbllokoi takimin në minutën e 12. Një realizim fantastik i goleadorit bardheblu, që shtroi rrugën e fitores për Tiranën. Teuta e goditur shpejt, nuk arriti të ndërtonte lojën që Martini kishte parashikuar. Ahmataj i kushtoi gjithashtu kujdes prapavijës, për ti krijuar edhe më shumë siguri portierit të katërt Kozi. Përpara, Tirana ndërtoi pak por rrezikoi me Kaina Nunes. Dema ishte i gatshëm ta ndalonte brazilianin, ndërsa në fund Hasani nuk konkludoi i bllokuar nga Kotobelli.

Lexo më tej: Tirana me portierin e katërt deri në 2024-ën: bardheblutë pa kapiten deri pas kombëtares

Teuta mund të ndihet edhe pa fat, sepse në fillimin e pjesës së dytë Beqja goditi traversën, duke frikësuar bardheblutë që kanë parë shumë rikthime në këto javë. Tirana u rikthye shpejt të kontrollonte, duke provuar me në minutën e 75'. Akoma Hasani, që nuk gjeti shënjestrën e duhur, por iu dha mundësia për dygolësh në minutën e 82'. Një penallti, që Hasani nuk e gaboi, duke vulosur rezultatin. Tirana rikthehet tek fitorja duke u ngjitur në vendin e 3-të me 17 pikë. Ndërsa Teuta mbetet po në vendin e 9-të me 11 pikë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI