Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Video/ Përdori celularin në timon, i hoqën patentën: mësohet motivi i festimit të çuditshëm të Almiron

Lapsi.al 2 November 2023
Video/ Përdori celularin në timon, i hoqën patentën:
Patenta e hequr? Asnjë problem për Miguel Almiron, i cili vendosi ta kthejë fatkeqësinë e tij në mënyrë festimi. Sulmuesi i Neëcastle vendosi të festonte atë që ndodhi disa ditë më parë, duke imituar gjestin e drejtimit të makinës pasi shënoi golin ndaj Manchester United në EFL Cup. Paraguajani në fakt ishte kapur nga policia me celularin në dorë dhe kështu pësoi tërheqjen e dokumentit të tij të udhëtimit. Almiron nuk e bëri dramë këtë dhe doli në fushë pa e vrarë shumë mendjen, duke kontribuar në 3-0 ndaj Red Devils. Pas golit ai festoi në mënyrën e tij, duke habitur tifozët. Vetëm se tani gjithcka shpjegohet. Lojtari amerikano-jugor duhet të presë gjashtë muaj për t'i rikthyer patentën, por ndërkohë do të mund të vazhdojë të gëzojë tifozët e tij e të drejtojë "makinën" në fushë. Lexo më tej: Manchester United, nisja më e keqe në 60 vjet: lëkundet pankina e Ten Hag

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI