Flash

Justin Timberlake shfaqet në publik pas akuzave të Britney Spears

Lapsi.al 3 November 2023
Justin Timberlake shfaqet në publik pas akuzave të Britney Spears

Justin Timberlake u shfaq në publik mes reagimeve të fansave për zbulimet e Britney Spears  në kujtimet e saj.

Në fotot e marra nga Daily Mail të Mërkurën, këngëtari i "Cry Me a River" u fotografua  gjatë pushimeve të tij familjare në Cabo San Lucas, Meksikë.

Ai dukej paksa i tensionuar përpara se të shijonte kohën jashtë me gruan e tij, Jessica Biel, dhe djemtë e tyre Silas, 8, dhe Phineas, 2 vjeç. Kjo shënoi paraqitjen e tij të parë publike që kur Spears, 41 vjeç, publikoi librin e saj, "Woman in Me", muajin e kaluar.

Në kujtimet, këngëtarja e "Toxic" detajoi marrëdhënien e saj trevjeçare me krijuesin e hitit "SexyBack", me të cilin u takua nga viti 1999 deri në 2002.

Spears pretendoi se ajo kishte bërë një abort gjatë romancës me Timberlake sepse ai "nuk donte të bëhej baba". Princesha e Pop-it, e cila ishte rreth 19 vjeç në atë kohë, kujtoi se kishte qarë gjatë procedurës "torturuese" që u zhvillua brenda shtëpisë së saj.

“Ishte e rëndësishme që askush të mos mësonte për shtatzëninë apo abortin, që do të thonte të bëje gjithçka në shtëpi”, shkroi ajo. “U deshën orë të tëra dhe nuk mbaj mend se si përfundoi, por e mbaj mend, njëzet vjet më vonë, dhimbjen dhe frikën e saj.” Britney gjithashtu pretendoi se ish-i i saj e kishte tradhtuar disa herë./Lapsi.al

[gallery size="full" ids="868309,868310"]

 

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI