Flash

Tiranë/ Plagoset polici, si pasojë e reshjeve i bie në kokë një objekt

Lapsi.al 3 November 2023
Tiranë/ Plagoset polici, si pasojë e reshjeve i bie në kokë

Për shkak të motit të keq, është plagosur një polic në kryeqytet.

Forcat blu bëjnë të ditur se në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e rreshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë punonjësin e policisë, M. Xh., 37 vjeç. Ai është dërguar menjëherë në spital.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 03.11.2023, rreth orës 13:00, në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e rreshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim. Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lana ka dalë nga shtrati në këtë zonë. Tirana prej gati një ore është përfshirë nga reshje intensive.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI