Flash

Transportonte dru të prerë ilegalisht, procedohet 43-vjeçari në Kukës

Lapsi.al 3 November 2023
Transportonte dru të prerë ilegalisht, procedohet 43-vjeçari

Një 43-vjeçar në Kukës është proceduar penalisht pasi u kap duke transportuar me furgon një sasi drush për zjarr, të prerë në mënyrë të paligjshme.

Ndalimi i tij u bë në vendin e quajtur "Varrezat e qytetit", teksa transportonte me furgon, 4 m3 dru për zjarr. 43-vjeçari do të procedohet penalisht për veprën penale "Prerja e paligjshme e pyjeve".

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të shtuara nga Policia, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit. U kap duke transportuar me furgon, një sasi drush për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme, procedohet penalisht 43-vjeçari. Sekuestrohen furgoni dhe 4 m3 dru pa dokumentacion.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, në vendin e quajtur "Varrezat e qytetit", kapën shtetasin S. C., teksa transportonte me furgon, 4 m3 dru për zjarr, që dyshohet se janë prerë në kundërshtim me ligjin.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. C., 43 vjeç, për veprën penale "Prerja e paligjshme e pyjeve". Lënda drusore pa dokumentacion dhe furgoni që drejtonte 43-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI