Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Brenda Patea thyen heshtjen : "Më përplasi pas muri, Zverev xheloz e i dhunshëm"

Lapsi.al 4 November 2023
Brenda Patea thyen heshtjen : "Më përplasi pas muri, Zverev

Brenda Patea, ish-partnerja e Aleksandër Zverev, thyen heshtjen për lidhjen me tenistin gjerman, që përfundoi me një proces gjyqësor për dhunë në familje dhe lëndime personale. Në një intervistë për Sueddeutsche Zeitung, modelja foli për xhelozinë e fortë të Zverev. Sipas saj, kjo luajti një rol të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre dhe që shpesh rezultonte me episode dhune.

Ish-e dashura e yllit të tenisit Alexander Zverev ka rrëfyer se numri 9 i renditjes botërore 'e përplasi pas murit gjatë një debati'. Ajo e etiketoi si një 'njeri xheloz' në një intervistë. Të mërkurën, Zverev mori një urdhër nga Gjykata e Berlinit për ti paguar një dëmshpërblim prej 400,000 paund për abuzime fizike ndaj Brenda Patea, mamaja e fëmijës së tyre, dhe 'dëme shndetësore' gjatë një debati në maj 2020. Tenisti gjerman i ka mohuar akuzat.

PRECEDENTËT E DHUNSHËM TË ZVEREV

Nuk është hera e parë që Alexander Zverev etiketohet si i tillë. Një vit më parë ATP pati nisur një hetim të brendshëm mbi akuzat e bëra kundër tenistit nga ish e dashura Olga Sharypova për disa episode në të cilat ajo dyshohet se ishte viktimë e intimidimit verbal dhe kërcënimeve. Spikat sidomos ajo që ndodhi gjatë Shanghai Masters 1000 në 2019. Tenisti gjerman, numri 4 në botë në atë kohë, i pati mohuar gjithmonë akuzat për dhunë në familje dhe e paditi vajzën.

“ATP dënon plotësisht çdo formë dhune ose abuzimi dhe do të hetojë mbi akuza të tilla që lidhen me sjelljen në një turne anëtar të ATP-së”, thuhej në deklaratën e Shoqatës. Massimo Calvelli, drejtor ekzekutiv i ATP, theksoi se “akuzat kundër Alexander Zverev janë serioze dhe ne kemi një përgjegjësi të përballemi me to. Shpresojmë që hetimi ynë do të na mundësojë të vërtetojmë faktet dhe të përcaktojmë veprimet e mëtejshme. Ne e dimë që Zverev mirëpriti hetimin tonë dhe mohoi të gjitha akuzat. Ne gjithashtu do të monitorojmë çdo zhvillim të mëtejshëm ligjor pas hetimit paraprak nga sistemi gjerman i drejtësisë”, tha ai një vit më parë.

Tashmë një tjetër partnere e akuzon për të njëjtat sjellje të dhunshme. Brenda Patea e ka lidhur dhunën e ushtruar nga nga tenisti si e shkaktuar nga xhelozia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI