Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

"Gabuam një episod në 100 minuta". Deliallisi nuk merret me arbitrin, Tetova justifikon Dwamena: "Luan me dhimbje"

Lapsi.al 4 November 2023
"Gabuam një episod në 100 minuta". Deliallisi nuk merret me

“Besoj që ishte një ndeshje e ekuilibruar, ne gabuam vetëm një episod në 100 e ca minuta, një mungesë përqendrimi dhe pësuam golin. Një kundërshtar me kualitet të tillë të dënon dhe shënon". Alfred Deliallisi eviton polemikat për 11 metëshin e pretenduar në fund të ndeshjes së humbur 1-0 me Egnatian. Tekniku i Erzenit i ka bërë elozhe kundërshtarit, pavarësisht keqardhjes për pikën e munguar, edhe pse ndoshta do të ishte e merituar: "Pjesa e parë ishte në kontroll, nuk erdhi Egnatia asnjëherë në zonë. Ne kishim rastet tona e disa goditje, më vjen keq për mundin, sakrificën e djersën se dhamë gjithçka. Mendoj se e meritonim një pikë sot si shkoi ndeshja. Ishte një mungesë përqendrim që mori tre pikë kundërshtari".

Deliallisi pastaj i sugjeroi hapur drejtuesve lëvizjen në merkaton e janarit: "Përderisa nuk ke një sulmues, një pikë referimi, një lojtar që të tërheqë ekipin para e marrë faulle, mendoj që këto vështirësi kanë qenë e do të jenë. Ne dhamë maksimumin, do të vazhdojmë të luajmë me këtë lloj personaliteti. Dihen cilësitë e Egnatias, ia dimë aftësitë që ka kjo skuadër që ka dominuar ndaj thuajse çdo skuadre në kampionat".

TETOVA: DWAMENA LUAN DUKE NDJERË DHIMBJE

“Erzeni ishte kthyer i gjithi në mbrojtje. Na kishte bllokuar manovrat, se ishte me 5 mbrapa. Ndaj gjithmonë bëhet e vështirë që të shkohet drejt portës kundërshtare. Ndryshova diçka në pjesën e dytë me vendosjen e Dwamena në qendër. Provova të gjeja thellësinë me Zejnullain dhe fatmirësisht ia arritëm". Edlir Tetova shpjegon mënyrën e lojës me Erzenin, ndeshje të cilën Egnatia e tij e fitoi 1-0. Sidoqoftë, për teknikun tre pikë të rëndësishme, pavarësisht notave stonuese të kapitenit Dwamena.

Tetova megjithatë e mbron sulmuesin, duke zbuluar se po luan duke ndjerë dhimbje: "Dëamena nuk është në kondicionin e duhur. Ai ka vetëm pak ditë se vazhdon të luajë me dhimbje por ka dëshirën e madhe të luajë. Një lojtari të tillë apo kapitenit të skuadrës do t’i bëjmë vend".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI