Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Jordania akuzon Izraelin për ‘krime lufte’

Lapsi.al 4 November 2023
Jordania akuzon Izraelin për ‘krime lufte’

Ministri i jashtëm jordanez, Ayman Safadi, ka bërë thirrje për një armëpushim humanitar në Gaza. Safadi ka thënë se përgjigja e Izraelit ndaj sulmeve të Hamasit nuk mund të 'klasifikohet' si vetëmbrojtje. Ministri i jashtëm i Jordanisë thotë se Izraeli po kryen “krime lufte". Ai shton se me çdo raketë të lëshuar në Gaza dhe çdo fëmijë palestinez të vrarë, “i gjithë rajoni po fundoset në një det urrejtjeje që do të përcaktojë brezat që do të vijnë”.

Lexo edhe: “Të fokusuar në lirimin e pengjeve”/ Blinken: Izraeli të marrë çdo masë për të parandaluar viktimat civile

Safadi thotë se palestinezët dhe izraelitët “meritojnë të jetojnë në paqe me dinjitet, me siguri dhe liri nga okupimi dhe liri nga frika”. Ministri ka mbyllur fjalimin e tij, në konferencën ku merrte pjesë edhe sekretari i shtetit të SHBA-së Antony Blinken, duke theksuar se lufta nuk duhet të lejohet të “minojë gjithçka që është bërë për të sjellë paqe të drejtë në rajon”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI