Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

OKB: Një person mesatar në Gaza jeton me dy copa bukë

Lapsi.al 4 November 2023
OKB: Një person mesatar në Gaza jeton me dy copa bukë

Agjencia e ndihmave të OKB-së UNRWA tha se situata në Gaza është tani aq e rëndë sa që një person mesatar atje jeton me dy copa bukë arabe të bëra nga rezervat e OKB-së.

Agjencia mbështet afërsisht 89 furra buke në të gjithë rajonin, të cilat synojnë të furnizojnë me ushqim 1.7 milion njerëz.

Por Thomas White, drejtori i UNRWA-së në Gaza, tha në një konferencë video se “tani njerëzit janë përtej kërkimit të bukës. Po kërkon ujë”.

Ai e përshkroi Gazën si një “skenë vdekjeje dhe shkatërrimi” ku asnjë vend nuk është i sigurt, pasi udhëtoi gjerësisht në rajon gjatë javëve të fundit.

Zëvendës koordinatorja e OKB-së për Lindjen e Mesme, Lynn Hastings, tha se vetëm një nga tre linjat e furnizimit me ujë nga Izraeli është tani funksionale.

“Shumë njerëz po mbështeten në ujërat nëntokësore të njelmëta ose të kripura, nëse fare,” tha ajo.

Disa njerëz në Gaza kanë përdorur ujin e detit për të pirë dhe larë për shkak të mungesës së furnizimeve me ujë të freskët në enklavë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI