Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Tonali, edhe FA nis të hetojë: dyshohet se mund të ketë vënë bast edhe në Newcastle

Lapsi.al 4 November 2023
Tonali, edhe FA nis të hetojë: dyshohet se mund të ketë

Sandro Tonali po hetohet edhe në Angli. Federata e Futbollit në fakt ka hapur një hetim për mesfushorin italian për të përcaktuar me më shumë siguri kufijtë e aktiviteteve të tij të basteve. Federata Angleze e Futbollit dëshiron të sigurohet që Tonali nuk ka vazhduar të vërë baste për futbollin edhe pas transferimit të tij te Newcastle. Bëhet fjalë natyrisht për një proformë, një hap thuajse i detyrueshëm. Por kjo mund të ndihmojë edhe klubin e tij aktual, që ndërkohë ka paralajmëruar një hetim të brendshëm. Milani, nga ana e tij, bëri të ditur për mediat angleze se varësinë e Sandro Tonali e morën vesh vetëm kur lajmi u bë publik.

MILAN: "E MËSUAM VARËSINË E TONALI NGA MEDIA"

I pyetur nga Daily Mail, Milan dha versionin e tij për hetimet e Newcastle dhe FA: "Ne fillimisht mësuam për varësinë e Tonalit nga kumari përmes raporteve të mediave. Ajo që dimë është vetëm ajo që kemi lexuar. Ne nuk dimë asgjë tjetër".

Lexo më tej: Tonali, skualifikimi një dëm kolosal financiar për Newcastle: klubi kërcënon me padi milionere Milanin

NEWCASTLE: "DO TË BËJMË HETIM TË BRENDSHËM"

A ishte Milani tashmë në dijeni të situatës së basteve të Sandro Tonali, përpara shitjes së tij te Newcastle? Dan Ashworth, drejtori sportiv i anglezëve, preferon të mos shkojë shumë larg. Ai qartësoi qendrimin e tij, gjatë konferencës për shtyp ku njoftoi se ekipi anglez po fillon një hetim të brendshëm për të kuptuar më mirë termat e çështjes. “Është vërtet e vështirë për mua të kuptoj se çfarë dinë apo nuk dinë klubet e tjera. Gjithçka që mund të bëjmë është të shikojmë hetimin tonë të brendshëm dhe procesin tonë të brendshëm. Është një pyetje vërtet e vështirë për t'u përgjigjur, thjesht nuk e di. “, theksoi Ashworth.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI