Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Video/ Calha-Lautaro, Inter triumfon edhe në Bergamo e mbetet në krye: Asllani fiton "derbin" me Gjimshitin

Lapsi.al 4 November 2023
Video/ Calha-Lautaro, Inter triumfon edhe në Bergamo e mbetet në krye:

Në javën e njëmbëdhjetë të Serie A, Inter fitoi 2-1 ndaj Atalantës dhe qëndroi në krye të kampionatit. Në stadiumin Gewiss, Calhanoglu zhbllokoi ndeshjen me penallti në minutën e 40'. Më pas Lautaro dyfishoi epërsinë në minutën e 57' me një gol të mrekullueshëm. Katër minuta më vonë Scamacca ngushtoi diferencën pas një asist të Lookman, por nuk mjaftoi. Zikaltrit ngjiten në 28 pikë, duke siguruar vendin e parë pavarësisht rezultateve të Juventus e Milan. Atalanta e Gjimshitit mbetet në kuotën e 19 pikëve.

INTER BËN 5 NË 5 TRANSFERTA

E vuajtur aq sa e rëndësishme fitorja e Inter në transfertë. 2-1 në stadiumin Gewiss kundër Atalantës i dha teknikut Inzaghi një shans arratie. E megjithatë pas 30 minutash lojë miqtë humbën mbrojtësin Pavard. Në një kontrast ajror francezi u dëmtua dhe u detyrua të largohej, duke i lënë vendin Darmian. Megjithatë, pak më pas Inter kaloi në avantazh. Mbrojtësi i sapofutur fitoi penalltinë që Calhanoglu e shndërroi me qetësi, duke i dhënë mundësinë lojtarëve të Simone Inzaghi, të shkojnë në pushim me 0-1.

Lexo më tej: Inter, “specialitet” trasferta në kampionat e Champions: 50 ditë “zjarri” për Simone Inzaghi

Kryesuesit e kampionatit nuk u ndalën as në pjesën e dytë dhe këmbëngulën të bënin rezultatin 2-0. Fillimisht Lautaro pa t'i anulohet një gol për pozicion jashtë loje. Argjentinasi sidoqoftë e shënoi golin e dytë, pak më vonë, duke mposhtur Musso në shtyllën e largët. Megjithatë, kaluan vetëm katër minuta dhe Atalanta shkurtoi diferencën me Scamacca. Sulmuesi shënoi pas një asist të Lookman, që i vodhi topin Dimarcos. Gasperini u përpoq të forcojë repartin e avancuar duke futur Muriel dhe De Ketelaere. Në anën tjetër, Inzaghi largoi Mkhitaryan dhe Dimarco për Frattesi dhe Carlos Augusto, e pastaj edhe Asllanin për Calhanoglu. Në shtesë, Toloi u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë ekipin bergamask me dhjetë lojtarë. Kështu që Inter vetëm menaxhoi rezultatin, ndonëse me pak frikë. Pesë fitore nga pesë jashtë fushe për zikaltrit, që ngjiten në +5 ndaj Juventus ndërsa pret ndeshjen e bardhezinjve kundër Fiorentinës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI