Flash

Shtëpi bari dhe drogë në Gjermani, 4 shqiptarë në pranga

Lapsi.al 5 November 2023
Shtëpi bari dhe drogë në Gjermani, 4 shqiptarë në

Policia në Gjermani konfiskoi rreth 8 kilogramë drogë gjatë kontrolleve në lindje të Leipzig, ndërsa në pranga ranë 4 shqiptarë.

Gjurmët e mëtejshme çuan gjithashtu në Rostock, ku u gjetën rreth 1300 bimë kanabisi në një objekt. Operacioni ishte pjesë e një hetimi nga prokuroria publike e Leipzig, me dyshimin për trafik droge në sasi të mëdha.

Dy nga të dyshuarit, një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar u kapën në Leipzig, dy të tjerë, një 45-vjeçar dhe një 32-vjeçar në Rostock.

Kërkimet u zhvilluan në rrethet Schönefeld-Ost dhe Neustadt-Neuschönefeld. Aty shërbimet e policisë gjetën ndër të tjera marijuanë, amfetamina dhe kristal.

Përveç bimëve të kanabisit, në afërsi të Rostokut u gjetën edhe pajisje të ndryshme teknike për kultivim në të ashtuquajturin objekt të brendshëm.

Të këshilluara

Reshje të dendura shiu në Tiranë

Pas vetëm pak orë qetësim të situatës, kanë nisur reshje të dendura të shiut në kryeqytet. Sipas parashikimit të Meteoalb, vendi ynë do të vijojë të jetë nën...

12:48

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI