Flash

'Dosja Partizani'/ A do shkojë Berisha sot në SPAK?

Lapsi.al 6 November 2023
'Dosja Partizani'/ A do shkojë Berisha sot në SPAK?

Sipas vendimit të Gjykatës,Sali Berisha, duhet të paraqitet përpara autoriteteve dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë. 6 nëntori është edhe paraqitja e parë që Berisha ka sipas këtij vendimi.

Dilema nëse ish-kryeministri do të paraqitet apo jo paraditen e sotme ka ardhur pasi ai vetë është shprehur se nuk e njeh vendimin e Gjykatës së Posaçme, pasi sipas tij është antikushtetues, duke argumentuar se, për të marrë një vendim të tillë ndaj një deputeti, do të duhej kërkuar autorizimi në Kuvendin e Shqipërisë.

Çfarë parashikohet nga ligji nëse Berisha nuk do të paraqitet përpara policisë gjyqësore?

Sipas nenit 231 të Kodit të Procedurës Penale, në rastet kur ka shkelje të masave të sigurimit, gjykata mund të vendosë një masë tjetër me të rëndë. “1. Në rast shkelje të detyrimeve që lidhen me një masë sigurimi, gjykata mund të vendosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë tjetër më të rëndë, duke mbajtur parasysh rëndësinë, motivet dhe rrethanat e shkeljes.

Për shkeljen e detyrimeve që lidhen me një masë ndaluese, gjykata mund të vendosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë shtrënguese”, thuhet në nenin 231 të Kodit të Procedurës Penale.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI