Flash

"Je një cigan". Vlahovic i përgjigjet fyerjeve të ish-tifozëve të tij: "Emocionet errësojnë inteligjencën"

Lapsi.al 6 November 2023
"Je një cigan". Vlahovic i përgjigjet fyerjeve të

Edhe një herë Dusan Vlahovic u vu në shënjestër të ofendimeve raciste nga ata që dikur ishin tifozë të tij: ata të Fiorentinës. Lojtarit të Juventus iu desh të dëgjonte thirrjen "Je një cigan" që vinte nga tribuna e Franchi. Serbi madje përjetoi momente tensioni kur tentoi t'u afrohej personalisht mbështetësve të Violës në fund të ndeshjes. Në këtë pikë, numri 9 i Juventus vendosi të përgjigjet në rrjetet sociale duke treguar zhgënjimin e tij për atë që ndodhi: "Pavarësisht situatës, mos lejoni që emocionet tuaja të mposhtin inteligjencën tuaj", nënvizoi Vlahovic, i cili e kishte përshëndetur daljen në fushë me duartrokitje sarkastike.

FISHKËLLIMA E FYERJE RACISTE NDAJ VLAHOVIC

Që në momentin e hyrjes në fushë, në minutën e 68', serbi u mbulua me fishkëllima dhe ofendime raciste nga disa tifozë të Fiorentinës. E i njëjti skenar vazhdoi edhe pas fishkëllimës së fundit.

Lexo më tej: Video/ Miretti e mur difensiv: Juventus bastis në Franchi e mbetet me hapin e Inter

"HERËN TJETËR DO FITONI"

Kështu, numri 9 i Juventus iu përgjigj me të njëjtën mënyrë ish-tifozëve të tij: “Herën tjetër do fitoni”. Kështu ironizoi Dusan Vlahovic ata që dikur e mbështesnin. Serbi, duke u futur në sektorin e vizitorëve, iu përgjigj pritjes së ashpër të tifozëve në Franchi ndaj tij.

@bordo_campo Dusan vlaovich ai tifosi Fiorentini “prossima volta vincente” #fiorentina #juventus #dusanvlahovic #dusan #serieA #calcioitaliano #football #tiktoksports #allegri #chiesa ♬ suono originale - Bordo campo

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI