Flash

Pamje të rënda/ Si ndodhi aksidenti me dy të plagosur para Kryeministrisë (VIDEO)

Lapsi.al 6 November 2023
Pamje të rënda/ Si ndodhi aksidenti me dy të plagosur para

Dalin pamjet e aksidentit të ndodhur ditën e djeshme në afërsi të Kryeministrisë, ku mbetën të plagosur dy kalimtarë.

Nga video shihet makina tip “Benz” që vjen me shpejtësi nga kryqëzimi dhe për shkak të manovrës humb kontrollin.

Makina më pas përfundon të trotuar duke thyer një tabelë buzë rruge si dhe duke goditur kalimtarët që po kalonin aty.

Një djalë shihet teksa përfundon disa metra pas nga goditja, ndërsa e plagosur më rëndë ka mbetur edhe një vajzë, e cila ndodhet në gjendje të stabilizuar në spitalin e Traumës.

Një person që shihet të shtrihet në tokë duke vënë duart në kokë, besohet të jetë shoferi 21-vjeçar Jorgaq Thëngjilli, i arrestuar tashmë.

https://www.youtube.com/watch?v=Bn03EpmzniA

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI