Flash

Parashikimi i motit: Vranësira dhe kthjellime afatshkurtra

Lapsi.al 6 November 2023
Parashikimi i motit: Vranësira dhe kthjellime afatshkurtra

Deri në mesditë vranësirat e dendura dhe kthjellimet afatshkurtra do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, përjashtuar ekstremin verior ku do të ketë rrebeshe afatshkurtra shiu. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira në zonat veriore dhe qendrore si edhe momente me pika shiu do të ketë në jug të vendit. Ndërkohë pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike vetëm në orët e vona të natës. Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Deri në mesditë, republika e Kosovës paraqitet nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë vranësira të dendura dhe reshje të pakta e të izoluara shiu. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë grumbullim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu afatshkurtër, më të dukshme në zonat perëndimore dhe veri-perëndimore të Kosovës. Parashikohet përmirësim i theksuar i motit gjatë orëve të vona të mbrëmjes duke i larguar reshjet nga i gjithë territori i Kosovës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mesdita do të sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 21°C. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të dominohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat të jenë prezente në të gjithë territorin e MV herë pas here pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar rrebeshe shiu, më të theksuara shirat do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të MV. Orët e pasdites do të vijojnë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të MV. Parashikohet ndërprerje e tyre vetëm në orët e vona të natës. Temperaturat e ajrit do të rriten gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi verior- veriperëndimor.

Europa

Si pasojë e stuhisë "Ciaran" që ka përfshirë brigjet veri-veriperëndim të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në ishujt Britanikë, Europën qendrore si edhe pjesërisht gadishullin e Ballkanit duke sjellë erëra të forta deri në 200 km/h si dhe shira intensivë. Po ashtu me reshje dëbore si edhe temperatura të ulëta do të vijojë moti në gadishullin Skandinav si edhe Europën lindore, ndërsa moti i kthjellët dhe vranësirat e shpeshta do të dominojnë vetëm në gadishullin Iberik si edhe pjesërisht Europën Juglindore

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI