Flash

Përplaset me makinë Edoardo De Laurentiis: fëmija 3 vjeçar dërgohet në spital

Lapsi.al 6 November 2023
Përplaset me makinë Edoardo De Laurentiis: fëmija 3 vjeçar

Një aksident rrugor pa pasoja të mëdha për personat e përfshirë ka parë protagonist Edoardo De Laurentiis. Djali i pronarit të Napolit Aurelio dhe zëvendëspresident i klubit, u përfshi në një aksident që ndodhi të dielën pasdite në Via Appia Antica. Një skuadër policie ndërhyri në vendngjarje, edhe për shkak se në makinën tjetër të përplasur ishte një fëmijë 3 vjeçar.

Sipas rikonstruksionit të agjentëve të policisë, Edoardo De Laurentiis ishte në drejtimin e makinës së tij Porsche Cayenne. Për arsye ende të paqarta, ai u përplas me një Nissan të drejtuar nga një grua, që kishte me vete edhe një fëmijë. Dëmtime të rënda në dy makinat, por fatmirësisht asgjë serioze për pasagjerët, përtej një frike të kuptueshme.

Lexo më tej: Mashtrim fiskal në blerjen e Osimhen: De Laurentiis nën hetim nga Prokuroria e Romës

Fëmija 3 vjeçar është dërguar për masa paraprake në spitalin Santobono të Napolit, nga i cili ka dalë në mbrëmje. Gjendja e tij nuk është shqetësuese. Po vijojnë hetimet nga Policia e Shtetit për dinamikën e aksidentit dhe për çdo përgjegjësi të mundshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI