Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Akuzat për korrupsion, dorëhiqet kryeministri i Portugalisë

Lapsi.al 7 November 2023
Akuzat për korrupsion, dorëhiqet kryeministri i Portugalisë

Kryeministri socialist i Portugalisë, António Costa, dha dorëheqjen këtë të martë, për shkak të akuzave për korrupsion. Mediat e huaja raportojnë se ai ishte nën hetim dhe policia kontrolloi dhjetëra adresa, duke përfshirë rezidencën e tij zyrtare dhe ministritë e mjedisit dhe infrastrukturës.

Prokurorët portugez kanë hetuar për keqpërdorimin e fondeve, korrupsionin aktiv dhe pasiv nga figurat politike në koncesionet e minierave të litiumit në veri të vendit. Po hetohet gjithashtu një projekt i prodhimit të hidrogjenit dhe një qendër të dhënash që do të ndërtohet nga kompania Start Campus në Sines.

Shtypi portugez raporton se prokurorët thanë se ishin lëshuar urdhra arresti për shefin e shtabit të Costa, kryetarin e bashkisë së Sines dhe dy drejtuesit në Start Campus. Të paditur janë edhe ministri i infrastrukturës së Portugalisë, João Galamba, si edhe presidenti i bordit ekzekutiv të Agjencisë Portugeze për Mbrojtjen e Mjedisit (APA).

Duke folur të martën pasdite pas dy takimeve urgjente me presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, Costa tha se kishte paraqitur dorëheqjen e tij, duke shtuar se ai kishte një ndërgjegje të pastër dhe besim të plotë te drejtësia dhe se si funksiononte ajo.

Të këshilluara

Fronti i Dytë i Rusisë në Evropë

Në fund të shtatorit, Serbia vendosi armë të avancuara në kufirin e saj me Kosovën, në atë që përbënte një nga grumbullimet më të mëdha ushtarake serbe që nga f...

16:00

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI