Flash

Lajçak në Kosovë, takohet me zëvendëskryeministrin: U pajtuam për hapat e ardhshëm drejt normalizimit

Lapsi.al 7 November 2023
Lajçak në Kosovë, takohet me zëvendëskryeministrin: U

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po qëndron për vizitë në Kosovë. Në platformën "X" ai shkroi se me autoritetet e Kosovës ka një pajtim për hapat e ardhshëm në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Lajçak, i cili erdhi mbrëmë vonë në Prishtinë, u takua me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi që njëherësh është edhe kryenegociator i Kosovës në dialog.

"Sapo u takova me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, për të diskutuar në vazhdën e takimit të fundit me udhëheqësit europianë në Bruksel dhe nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për rrugën e normalizimit pa vonesa dhe parakushte. Ne u pajtuam edhe për hapat e ardhshëm”, shkroi Lajçak në platformën 'X'.

Qeveria e Kosovës, përmes në njoftimi pas takimit Bislimi-Lajçak, tha se "është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje të ndërsjellë”, duke shtuar se janë diskutuar "të gjitha aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit”.

Vizita Lajçakut në Kosovë është në vazhdën e përpjekjeve të vendeve të perëndimit për të shtyrë Kosovën dhe Serbinë, për të zbatuar marrëveshjen e arritur gjatë këtij viti në Bruksel dhe në Ohër të Maqedonisë së veriut. Udhëheqësit e shteteve më të fuqishme evropiane, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, presidenti i Francës, Emannuel Macron dhe kryeministrja e Italisë, Georgina Meloni, në një deklaratë të përbashkët kanë thënë se "Kosova duhet të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia ta njohë "de fakto” pavarësinë e Kosovës.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të martë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot monedha euro do të blihet me 104.6 lekë dhe do të shitet me 105.3 lekë. Një dollar amerikan do të blihet me 97.4 lekë ...

08:30

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI