Flash

Parashikimi i motit për sot: Alternime kthjellimesh e vranësirash

Lapsi.al 7 November 2023
Parashikimi i motit për sot: Alternime kthjellimesh e vranësirash

Këtë të martë vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të tij, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore si edhe zona të izoluara në qendër të territorit. Pas mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër duke bërë që nata vonë të sjellë rrebeshe të përkohshme shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 25°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës ndërsa në zonat veriore dhe verilindore do të ketë vranësira disi më të dendura. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin përmirësim të theksuar si edhe stabilitet të kushteve atmosferike në të gjithë republikën e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë ne mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme gjatë gjithë ditës së martë, duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira më të shpeshta në të gjithë MV por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Veriperëndimor.

Europa

Rajoni i Balltikut si edhe Europa Lindore do të paraqiten nën mbizotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që reshjet e dëborës dhe ngricat të jenë prezentë përgjatë gjithë 24 orëshit. Po ashtu vijon problematike situata në Britaninë e Madhe si edhe zonat qendrore të kontinentit me shira të konsiderueshëm si edhe mini-stuhi ere ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të mbizotërojnë në Europën Jugperëndimore, Gadishullin e Ballkanit, brigjet e detit Egje dhe të zi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI