Flash

Reagon Konfindustria: Rritja e normës bazë të interesit sjell pasoja për qytetarët

Lapsi.al 7 November 2023
Reagon Konfindustria: Rritja e normës bazë të interesit sjell

Konfindustria ka shprehur shqetësim pas rritjes me 0.25% të normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë. Në reagim, Konfindustria argumenton se rritja e normës bazë të interesit do të ketë si pasojë të parë forcimin e lekut dhe dobësimi i monedhave të huaja.

Më tej theksohet se BSH nuk ka arsyetuar duke mos bërë publike pasojat anësore që sjell ky vendim në ekonominë e biznesit dhe qytetarëve.

“Konfindustria shpreh shqetësimin për rritjen nga Banka e Shqipërisë me 0,25% të normës bazë të interesit, duke e cuar në 3,25%. Gjithashtu, shqetësuese është edhe paralajmërimi nga BSH për rritje të mëtejshme të pritshme të normës bazë të interesit. Konfindustria vlerëson, se BSH nuk ka arsyetuar, duke mos bërë publike asnjë nga pasojat anësore në ekonominë kombëtare, biznesit dhe qytetarëve në vendimin e saj. Pasoja e parë e drejtëpërdrejtë e rritjes së normës bazë do të jetë forcimi i Lek-ut dhe dobësimi i mëtejshëm i valutave, para së gjithash i Euro-s. Monedha europiane është zhvleftësuar me mbi 15% kundrejt Lek-ut në një periudhë pothuaj 1 vjecarë, duke vënë në vështirësi të mëdha industritë, eksportet shqiptare, duke rrezikuar deri në falimentim”, thuhet në reagim.

Në datë 1 nëntor Banka e Shqipërisë njoftoi rritjen e normës bazë të interesit në 3.25%, si pasojë e inflacionit të lartë. Guvernatori Sejko u shpreh se kjo nuk do të jetë rritja e fundit e normës bazë të interesit për këtë vit nëse inflacioni vijon të përkeqësohet.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të martë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot monedha euro do të blihet me 104.6 lekë dhe do të shitet me 105.3 lekë. Një dollar amerikan do të blihet me 97.4 lekë ...

08:30

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI