Flash

Video/ Ronaldo ende një përbindësh: finte që shtriu në bar tre mbrojtës, pastaj gol në trekëndësh

Lapsi.al 7 November 2023
Video/ Ronaldo ende një përbindësh: finte që shtriu në
Cristiano Ronaldo reagoi ashtu si di, ndaj trofeut të tetë të Topit të Artë të rivalit Messi. E jo vetëm me ndërhyrjen sarkastike në rrjetet sociale, por me aftësitë në fushë, që nuk i janë zbehur fare. Gjeste teknike që tregojnë se si mosha është vetëm një numër për portugezin 38-vjeçar. Në vitin 2023, ai ka shënuar pambarimisht, duke i qendruar besnik mesatareve monstruoze që ka arritur në karrierën e tij. Në ndeshjen e Saudi Pro League, Al Nassr fitoi 2-0 ndaj Al-Khaleej, Ronaldo shënoi golin e 16 sezonal në 15 ndeshjet e luajtura për klubin e Riadit, duke shtuar gjithashtu 9 asiste. Skuadra e drejtuar nga Luis Castro është e dyta në renditje pas Al Hilal të Milinkovic-Savic, Mitrovic e Koulibaly. Ata janë më të vendosur se kurrë për të fituar titullin, si dhe për të hyrë në Ligën e Kampionëve të Azisë, ku po dominon raundin kualifikues. Lexo më tej: Video/ Ronaldo shtang portierin si në kohët e arta: goditja e dënimit fantastike i jep fitoren Al Nassr

KLAS E POTENCË, SI DIKUR...

Me një Cristiano si ky, gjithçka duket e mundur. Goli që hapi rezultatin në pjesën e parë ndaj Al-Khaleej i përket galerisë së kryeveprave vintage të kampionit nga Madeira. Aymeric Laporte, në të majtë, shërbeu për Ronaldo në hyrje të zonës me shpinë nga porta. Portgezi u gjend përballë tre kundërshtarëve. Në atë moment ai bëri sikur goditi, duke bërë të shtriheshin të tre lojtarët përballë tij. CR7 pastaj lëshoi një goditje të pandalshme në kryëqëzimin e shtyllave. Ronaldo më pas e përfundoi punën në pjesën e dytë, duke i kthyer favorin Laporte, me pasimin për 2-0 final. Metri në vitin kalendarik thotë 44 gola në 48 ndeshje të luajtura mes klubit dhe kombëtares. E jemi ende në fillim të nëntorit. Nëse dikush është në kërkim të shenjave të rënies, është më mirë të kërkojë diku tjetër…

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI