Flash

Megan Fox zbulon detaje rreth lidhjeve të kaluara

Lapsi.al 8 November 2023
Megan Fox zbulon detaje rreth lidhjeve të kaluara

Megan Fox u shpreh e sinqertë për historinë e saj të "tmerrshme" të takimeve.

Aktorja e "Transformers", e cila është e fejuar me Machine Gun Kelly, foli për "marrëdhëniet e saj abuzive" me njerëz "shumë të famshëm" gjatë një interviste me "Good Morning America" të martën.

“Gjatë gjithë jetës sime, kam qenë në të paktën një marrëdhënie abuuzive fizikisht dhe disa marrëdhënie psikologjikisht, shumë abuuzive,” tha ajo.

“Disa ishin njerëz të tmerrshëm dhe gjithashtu shumë të famshëm, shumë të famshëm. Por askush nuk e di që unë kam qenë e përfshirë me ata njerëz.”

Ndërsa Fox nuk i përmendi emrat e burrave që i referohej, ajo më parë ishte e martuar me Brian Austin Green dhe me aktorët Shia LeBeouf dhe David Gallagher.

Aktorja, 37 vjeçe, me sa duket la të kuptohet për abuzimin e saj në koleksionin e saj të ri me poezi, "Pretty Boys Are Poisonous", i cili u publikua këtë javë.

Fox, megjithatë, tha se poezitë nuk duhet të shihen si një kujtim apo ekspozim. Madje, ajo zgjodhi të përjashtonte disa pjesë të traumës me të cilat u përball për të shmangur që fansat të  bënin lidhje rreth jetës së saj personale./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Detaje nga romanca e re Sofia Vergara

Thuhet se Sofía Vergara tashmë po “bie” në dashuri me kirurgun ortoped Justin Saliman, me të cilin filloi të takohej pas ndarjes nga Joe Manganiello. “Sofia ...

11:38

Zac Efron trondit fansat me pamjen e tij

Zac Efron dukej pothuajse i panjohur në xhirimet e kopertinës së Entertainment Weekly për filmin e tij të ri "The Iron Claw", duke i lënë fansat të tronditur ng...

15:00

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI