Flash

Progres-raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni zgjedhor mbetet shqetësues

Lapsi.al 8 November 2023
Progres-raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni zgjedhor mbetet

Komisioni Europian ka bërë një analizë për zgjedhjet lokale të 14 Majit në Shqipëri. Në draftin e progres raportit për vitin 2023, thuhet se zgjedhjet u zhvilluan në klimë të qetë, por duke u bazuar në të dhënat e mbledhura nga OSBE-ODIHR identifikon një sërë parregullsish.

“Ka shqetësime për keqpërdorimin e burimeve publike si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë vendor, pretendime për presion mbi votuesit dhe punonjësit e sektorit publik dhe pretendime për blerje votash. Të gjitha këto duhet të hetohen siç duhet”.

Në progres raport qortohet edhe puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore që është kthyer në mollë sherri mes mazhorancës dhe opozitës.

“Pavarësisht krijimit të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, nuk u arrit asnjë përparim, as në miratimin e ndonjë teksti dhe as në adresimin e rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Kjo kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët”.

KE kërkon më shumë punë nga Shqipëria për përafrimin e ligjeve me Bashkimin Evropian, por edhe më shumë goditje kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Pavarësisht disa përparimeve dhe përpjekjeve të vazhdueshme në luftën kundër korrupsionit, duke përfshirë një numër dënimesh të nivelit të lartë dhe hetime financiare në nivel të lartë, sërish mbetet një fushë me shqetësim serioz. Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe masat për parandalimin e tij vazhdojnë të kenë një ndikim të kufizuar, veçanërisht në sektorët vulnerabël”.

Duke përmendur edhe dënimet për dosjen e inceneratorëve, Komisioni Evropian kërkon më shumë vendime të kësaj natyre. Po ashtu si prioritet vlerësohet edhe vetingu në drejtësi.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Reshje shiu dhe stuhi ere

Kalimi i një sistemi të fuqishëm vranësirash do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë vendin ku herë pas here do të jenë rrebeshe afatshkurtra, shoqëruar me st...

07:33

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI