Flash

Shqipëria prodhoi 13% më shumë energji se konsumi në 9-mujor

Lapsi.al 8 November 2023
Shqipëria prodhoi 13% më shumë energji se konsumi në 9-mujor

Viti 2023 ka rezultuar me një panoramë krejt të ndryshme nga viti 2022 sa i takon sektorit energjetik. Të dhënat zyrtare të raportuara nga kompanitë publike tregojnë se prodhimi i energjisë ishte 13% më i lartë sesa konsumi në vend. Konkretisht në janar-shtator, prodhimi neto i energjisë ishte 6.6 milionë MWh teksa konsumi ishte 5.88 milionë MWh.

Kjo situatë ka bërë që diferencat në prodhim të shiten në tregun e lirë nga e cila kompanitë publike morën rreth 36 milionë euro deri në mes të vitit ndërkohë që një sasi tjetër energjie të depozitohet. Këtu flasim për prodhimin që vjen nga kompania publike e gjenerimit KESH si dhe prodhuesit me përparësi të energjisë që sasinë e tyre e shesin me çmimin 10 lekë/kWh tek shteti.

Vetë Korporata nga kaskada e Drinit ka prodhuar në janar-shtator mbi 60 për qind të totalit të energjisë së prodhuar në vend ndërkohë që pjesa tjetër i takon prodhuesve të pavarur si dhe koncesionarëve të vegjël deri në 15 MW kapacitet të instaluar.

Kaskada e Drinit e cila thuajse gjatë gjithë vitit të shkuar ishte nën minimalen historike për shkak të kushteve hidrike aspak të favorshme këtë vit është shfaqur më e qëndrueshme. Niveli i hidrocentralit më të madh të kësaj kaskade gjatë vitit 2023 ka qenë mbi mesataren historike duke rënë vetëm në muajin shtator nën këtë nivel.

Konkretisht në shtator niveli i Fierzës ishte 270.8 meta teksa mesatarja historike për këtë muaj është 275.33 metra. Sërish ky nivel ishte më i lartë se minimalja historike që rezulton 253.6 metra.

KESH nga totali i prodhimit të tij i ka kaluar Furnizuesit të Tregut të Lirë që është pjesë e OSHEE Group të paktën 75 për qind të totalit të energjisë.

Ndërkohë Operatori i Sistemit të Transmetimit gjatë 9-mujorit ka arritur të blejë përmes procedurave në tregun e lirë një sasi energjie prej 1 milionë MWh që i ka shërbyer për të mbuluar humbjet në rrjetin e tij.

Prodhimi nga impiantet fotovolatikë vijon ende të mbetet një fraksion i papërfillshëm në totalin e prodhimit të energjisë në vend.

Sipas të dhënave zyrtare në 9 muaj u prodhua 50.5 mijë MWh energji nga subjekte që kanë kontrata me kompaninë publike FTL. Kjo përbën vetëm 0.75 për qind të totalit të energjisë së prodhuar në vend në këtë periudhë./ Monitor

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI