Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Shtohet evakuimi nga Gaza pas rihapjes së pikëkalimit Rafah

Lapsi.al 8 November 2023
Shtohet evakuimi nga Gaza pas rihapjes së pikëkalimit Rafah

Numri i njerëz që u larguan nga Rripi i Gazës përmes Egjiptit u rrit të martën, një ditë pasi pikëkalimi Rafah u rihap. Të paktën 500 persona, shumica të huaj apo persona me dyshtetësi kaluan përmes Rafahut, pikëkalimit të vetëm që nuk është në kufi me Izraelin, sipas burime të sigurisë egjiptiane.

Evakuimi përmes këtij pikëkalimi ishte pezulluar të shtunën dhe të dielën, pasi një ambulancë që po shkonte drejt Rafahut u godit nga një sulm ajror izraelit. Burimet e sigurisë egjiptiane thanë se po e vazhdojnë trysnin për rritjen e ndihmave dhe karburantit, si dhe të sigurisë për ambulancat në Rripin e Gazës, raporton Reuters.

Ministria e Jashtme e Jordanisë tha se 262 jordanezë u evakuuan të martën, nga 569 të tillë që kishin ngelur në Gazë pas shpërthimit të luftimeve. Kanadaja tha se 59 qytetarë të saj, banorë të përhershëm dhe familjarë, u evakuuan.

Sipas Radio Evropa e Lirë, 19 banorë të Gazës që kishin nevojë për mjekim u lejuan ta kalojnë kufirin. Ata iu bashkuan dhjetëra të tjerëve që janë duke u mjekuar nëpër spitalet e Egjiptit. Vendet e tjera shtetasit e të cilëve morën dritën jeshile për t’u larguar nga Gaza të martën ishin, Rumania, Gjermania, Moldavia, Ukraina, Filipinet dhe Franca, sipas autoriteteve kufitare të Gazës.

Të këshilluara

Fronti i Dytë i Rusisë në Evropë

Në fund të shtatorit, Serbia vendosi armë të avancuara në kufirin e saj me Kosovën, në atë që përbënte një nga grumbullimet më të mëdha ushtarake serbe që nga f...

16:00

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI