Flash

Terror në familjen e Neymar: tentojnë të rrëmbejnë partneren dhe vajzën e sapolindur të brazilianit

Lapsi.al 8 November 2023
Terror në familjen e Neymar: tentojnë të rrëmbejnë
Vetëm pak orë pas lajmit për tradhëtinë e re të Neymar dhe ndarjen e mundshme me partneren e tij Bruna Biancardi, mësohet një lajm edhe më i rëndë për O'Ney. Braziliani dhe familja e tij kanë përjetuar momente terrori. Disa banditë u përpoqën të rrëmbenin partneren e tij Bruna Biancardi dhe vajzën e tij të porsalindur në Brazil. Fatmirësisht ato nuk ishin në shtëpi, por dhuna u ushtrua mbi prindërit e Brunës. Ishte një ditë e keqe për familjen e Neymar. Banditët kanë përfituar nga ndërprerja e energjisë në zonën ku jetojnë prindërit e partneres së futbollistit brazilian, Bruna Biancardi në Cotia, në periferi të Sao Paulos. Të tre kriminelët, të armatosur, kanë hyrë në banesë dhe kanë lidhur, duke i mbyllur gojën, prindërit e modeles. Duke mos gjetur objektivin në shtëpi, ata janë kufizuar duke vjedhur disa sende me vlerë, pasi në shtëpi nuk kishte para. Lexo më tej: Neymar e tradhëton përsëri, Bruna këtë herë e lë: një tabloid brazilian llogarit pabesitë e O'Ney Për fat të mirë, partnerja e Neymar ishte jashtë me vajzën e tyre të porsalindur në momentin e grabitjes. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe pas hetimeve të para ka bërë të mundur arrestimin e njërit prej tyre. Ai është fqinj i prindërve të Biancardit, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë ende të lirë. Si Biancardi ashtu edhe Neymar falënderuan Zotin në rrjetet sociale për faktin që të gjithë, prindërit dhe vajza, janë mirë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI