Flash

Video/ Luftë guerrilje në Napoli, përplasje të dhunshme mes ultrasve të Union e policisë: 11 të arrestuar

Lapsi.al 8 November 2023
Video/ Luftë guerrilje në Napoli, përplasje të dhunshme mes
Ka qenë një mbrëmje me shumë tension mbrëmë në Napoli me përplasje mes policisë dhe tifozëve të Union Berlin, në prag të ndeshjes së Champions League mes skuadrës së Rudi Garcia dhe gjermanëve. Tifozët e Union - dy mijë prej të cilëve mbërritën në qytet - të gjithë të veshur me xhupa ngjyrë bezhë, u zhvendosën në grup në zemër të qytetit napolitan ku shpërthyen akte vandalizmi dhe dhune. E pashmangshme pastaj përplasja me policinë dhe karabinierët që kanë tentuar t'i frenojnë. Skena e përplasjeve ishte Corso Umberto dhe Via Medina, jo shumë larg Komisariatit të Policisë, ndërsa në Piazza Dante, në qendrën historike të Napolit, gjermanët hodhën bomba tymuese dhe fishekzjarre ndaj mjeteve të blinduara të policisë, të pranishëm për të parandaluar çdo kontakt me ultrasit e Napolit. Xhama të thyer në dyqane dhe makina të dëmtuara, kazanët e mbeturinave të përmbysura dhe rrugët e bllokuara. Pak nga gjithçka ndodhi mbrëmjen e djeshme në Napoli. Në aksion ishin rreth 200 ultras gjermanë. Gjatë incidenteve disa policë mbetën të dëmtuar ose plagosur lehtë. Raporti flet për njëmbëdhjetë tifozë gjermanë të arrestuar në luftën guerile urbane. Një situatë që mezi u kontrollua nga policia. Tashmë objektivi është që incidentet të mos përsëriten, sidomos duke pasur parasysh ardhjet e reja nga Gjermania. Lexo më tej: Video/ Theret me thikë në Milano një tifoz i PSG: përplasje të dhunshme, për hakmarrje, mes tifozerive Objektivi është të shmangen me cdo kusht edhe çdo kontakt me tifozët e Napolit. Ndërkohë, hipoteza e hedhur nga Gazzetta dello Sport është se në Maradona mund të ndalohet edhe hyrja në stadium këtë mbrëmje pas ngjarjeve në qendër.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI