Flash

Aksident i rëndë në Kavajë, humb jetën një person

Lapsi.al 9 November 2023
Aksident i rëndë në Kavajë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjteje në Kavajë. Një automjet i drejtuar nga një grua ka përplasur një motor. Për pasojë drejtuesi i motorit ka humbur jetën. 

"Në aksin rrugor Qerret - Mali i Robit, një automjet me drejtuese shtetasen I. G., është përplasur me një ciklomotor me drejtues shtetasin F. D, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesja e automjetit shtetasja I. G, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit" - thuhet në njoftimin e policisë.

Lajm në përditësim... /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI