Flash

Video/ Henry e Beckham sherr në San Siro për patatinat: gjetja publicitare është fantastike

Lapsi.al 9 November 2023
Video/ Henry e Beckham sherr në San Siro për patatinat: gjetja
Padyshim që nuk ka kaluar pa u vënë re prania në San Siro, me rastin e ndeshjes së Champions League Milan-PSG, e dy ish-kampionëve të mëdhenj të kalibrit të Thierry Henry dhe David Beckham. Të dy, gjithmonë bashkë, para, gjatë dhe pas ndeshjes, kanë dhuruar foto, buzëqeshje dhe përqafime për tifozët. Sidoqoftë ata kanë spikatur edhe për një skenë surreale përpara fillimit të ndeshjes. E “inskenimi” është pikërisht termi i duhur për të përshkruar episodin.

HENRY, BECKHAM E PATATINAT

Në një video që u shfaq në rrjetet sociale dhe u bë shumë shpejt virale, dy ish-lojtarët e mëdhenj shihen pranë njëri-tjetrit duke u grindur. Beckham mbante në dorë një pako me patatina. Pronari aktual i Inter Miami në një moment fut dorën në paketim për të marrë ndonjë, por e kupton që fatkeqësisht është bosh. “Faji”, në këtë rast, padyshim, është i Thierry Henry. “Seriozisht? I ke ngrënë të gjitha patatinat?”, duket se i thotë anglezi francezit me një vështrim akuzues. Ish-lojtari i Arsenal dhe Barcelonës ndërkohë tregonte indiferencë totale. Një skenë e denjë për një kopsht fëmijësh klasik dhe shumë qesharake madje, nëse nuk do të ishte për faktin se nga fillimi në fund gjithçka ishte e përgatitur. Bëhej fjalë në fakt për një publicitet për markën e patatinave, të cilën, jo rastësisht, Beckham e mbajti në evidencë. Sepse në fund gjithçka rrotullohet gjithmonë rreth biznesit...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI