Flash

Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopshtin 'Stinët'/ Berisha: Akt çnjerëzor

Lapsi.al 10 November 2023
Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopshtin 'Stinët'/ Berisha:

Ish-kryeministri Sali Berisha nga konferenca për shtyp, ka komentuar rastin e dhunimit të 3-vjeçares nga edukatorja në një kopsht privat.

Berisha tha se e dënon me forcë aktin çnjerëzor, teksa shtoi se ngjarja e rëndë është dëshmi e largimit masiv të forcave të kualifikuara dhe zëvendësimit të tyre me individë që s’ka asnjë kualitet për t’iu besuar fëmijët.

Berisha: Unë jam këtu sot gjithashtu për të denoncuar me forcën më të madhe, aktin çnjerëzor ndaj vogëlushes 3-vjeçare në kopshtin privat. Ky akt, është dëshmi e plotë e kalimit jashtë çdo kontrolli, të sistemit të arsimit parashkollor për vogëlushët dhe i përhapjes së dhunës, e vërteta është jo vetëm në kopshte, por edhe në shkolla.

I një degradimi të madh të sistemit arsimor, i largimit masiv nga ky sistem i forcave të kualifikuara dhe zëvendësimit me individë që nuk kanë asnjë kualitet për t’u besuar fëmijët dhe ndodhin ngjarje të atilla.

Unë e kuptoj që qytetarëve u ka bërë përshtypje ryshfeti i policit, por unë kërkoj gjithashtu të sqaroj se vërtet polici ka shkelur kodin, ligjin dhe moralin në atë akt.

Po po ta marrësh atë akt të tij dhe ta krahasosh me aktin e Edi Ramës, që vraponte nga ekrani në ekran për të mbrojtur djegësat, vjedhjen e shekullit, që ndryshonte një strategji të tërë, vetëm për të hapur rrugën për vjedhjen e shekullit, që legjitimonte praktikat antiligjore të prokurimeve, që organizonte firmosjen e 17 vendimeve në 24 orë, e pashembullt në historinë e një vendi, ajo e policit ngjet si një grimcë mikroskopike.

Pra, pse ndalem këtu?

Jo se nuk e dënoj atë, por problemi është se kur vjedh kryeministri, asgjë nuk ndalon më temptimin e qytetarëve për t’u pasuruar, ose për të siguruar në mënyrë të paligjshme të ardhurat.

Në pamje të parë, rasti i vogëlushes të duket një akt spontan i një mësueseje, i një kujdestareje të papërgjegjshme.

Por ajo është dëshmi flagrante e këtij sistemi, qoftë në aspektin e kujdesit ndaj fëmijëve, qoftë e korrupsionit.

Pra, është një dëshmi flagrante e korrupsionit të këtij vendi.

Ndaj dhe unë e dëshmoj me ashpërsinë më të madhe.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI