Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Ironi me Ramën në emisionin italian: Njëlloj si ai që të shet makinën e përdorur

Lapsi.al 10 November 2023
Ironi me Ramën në emisionin italian: Njëlloj si ai që

Komentet e shumta që ditët e fundit, kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë për pothuajse të gjitha mediat italiane mbi marrëveshjen me Giorgia Melonin janë bërë pjesë e “talk show”-t të njohur “Propagandalive” që transmetohet mbrëmjen e së premtes në televizionin La7.

Ishte pikërisht marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët ajo që ka zënë një pjesë të madhe të këtij emisioni. Komikët italiane kanë marrë në analizë me mjaft humor deklaratat e Ramës dhe Melonit për këtë çështje.

Kështu për shembull, fjalia që Edi Rama e përsërit shpesh se “marrjen e emigrantëve ia kanë kërkuar edhe shtete të tjera europiane, por ai ka refuzuar”, artisti Marco Dambrosio (Makkox) e ka krahasuar me fjalët e një shitësi makinash të përdorura: “Ma kanë kërkuar edhe të tjerë, por nuk e kam dhënë lirë”.

Pjesë e shakave ishte edhe Shëngjini që sipas italianëve mund të përkthehej në "Shën Gjini"apo ndryshe, "San Giovanni di Medua".

Francesca Schianchi kishte gjithashtu një monolog për këtë çështje.

Nuk munguan as montazhet në studio. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vritet në Ekuador 53-vjeçari shqiptar (EMRI)

Një 53-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Guajakil të Ekuadorit, ditën e arrestimit të kreut të kompanisë “Bello” Dritan Rexhepi nga policia turke në...

19:52

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI