Flash

Media pranë Brukselit: Kurti e Vuçiç mund të takohen sot në Paris

Lapsi.al 10 November 2023
Media pranë Brukselit: Kurti e Vuçiç mund të takohen sot

Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç qëndrojnë sot në Paris për Forumin e Paqes me rastin e Ditës së Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.

Edicioni i gjashtë dyditor i këtij forumi mund të kthehet në shansin për një përballje të drejtpërdrejtë mes dy liderëve, por për këtë nuk dihet ende asgjë me saktësi.

Euroactive raporton se një takim i tillë i mundshëm do të ishte mundësi për diskutimin e propozimit perëndimor për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Ndërmjetësi i takimit mund të jetë presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili do të ketë një  bisedë kokë më kokë me Vuçiç. Plani franko-gjerman i kërkon Kosovës themelimin e Asociacionit ndërsa Serbia duhet të bëjë njohjen de facto. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI