Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Refugjatët në Shqipëri. Meloni: Të thonë ç'të duan ata që nuk janë dakord

Lapsi.al 10 November 2023
Refugjatët në Shqipëri. Meloni: Të thonë

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni u është përgjigjur akuzave të opozitës së saj dhe kritikave të mediave të vendit fqinj pas firmosje së marrëveshjes me qeverinë shqiptare për sjelljen në vendin tonë të 36 mijë refugjatëve në vit në qendrën që do të ngrihet në Gjadër.

Në një mesazh të gjatë video të publikuar në rrjetet sociale dhe ku flet për të gjitha reformat e nisura, Meloni hedh poshtë edhe akuzat se ky është një deportim dhe se nuk ka argumente për një akuzë të tillë.

“Ata që nuk janë dakord mund të thonë çfarë të duan, por mendoj se nuk mund të argumentohet se ne synojmë të deportojmë dikë në një komb që është kandidat për të hyrë në Bashkimin Evropian” – thotë Meloni.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ende nuk ka thënë dhe as ka shkruar asnjë fjalë në shqip për shqiptarët për këtë marrëveshje. Edhe nga Parisi ku ndodhet në samitin botëror të paqes vijon të japë intervista për mediat italiane. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: 5 intervistat/ Rama i përulur me italianët, por arrogant me shqiptarët

Marrëveshja Rama- Meloni, spektakël për të legjitimuar pushtetin

Të këshilluara

Vritet në Ekuador 53-vjeçari shqiptar (EMRI)

Një 53-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Guajakil të Ekuadorit, ditën e arrestimit të kreut të kompanisë “Bello” Dritan Rexhepi nga policia turke në...

19:52

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI