Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Aksident në Bulqizë/ Humb jetën 25-vjeçari, plagosen dy të tjerë

Lapsi.al 11 November 2023
Aksident në Bulqizë/ Humb jetën 25-vjeçari, plagosen dy

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë në afërsi të mbikalimit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë mbikalimit. Mësohet se makina me drejtues Esmerald Nikën, 25-vjeç është përplasur me makinën me drejtues Ylli Rama. Nga aksidenti ka ndërruar jetë Esmerald Nika, ndërsa kanë mbetur të plagosur Ylli Rama dhe shtetasi D.S. Ky i fundit ishte pasagjer në makinë me Ylli Ramën.2 personat janë dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ndodhjes së aksidentit.

Të këshilluara

Tiranë, arrestohet shpërndarësi i drogës

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 29-vjeçar me iniciale E.P që ishte i shpallur në kërkim për arratisje nga drejtësia. Ai ishte dënuar me arrest me burg p...

11:23

Bie dëbora e parë te Qafa e Thorës (FOTO)

Dëbora e parë ra këtë vit në Qafë Thore duke shënuar nisjen e sezonit dimëror në qarkun e Shkodrës, ARRSH njoftoi se grupet e punës me mjetet borëpastruese janë...

14:55

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI