Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

"Beleri", Greqia vendos bllokadën e parë ndaj Shqipërisë

Lapsi.al 11 November 2023
"Beleri", Greqia vendos bllokadën e parë ndaj

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se Athina zyrtare i ka vendosur bllokadën e parë Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE.

Sipas gazetës për shkak të burgosjes së Fredi Belerit, Greqia nuk ka dhënë pëlqimin për një letër të 27 vendeve të BE-së për fillimin e negociatave për kapitujt e parë me Shqipërinë. Për Maqedoninë, Greqia dha “dritën jeshile” dhe për Shqipërinë të “kuqe”.

Pesë kapitujt

Vlen të theksohet se paketa e parë për çështjet themelore që duhet të zgjidhë çdo vend kandidat përfshinë pesë kapituj, përkatësisht ata që kanë të bëjnë me:

Së pari, gjyqësori dhe të drejtat themelore.

Së dyti, drejtësia, liria dhe siguria.

Së treti, prokurimi publik.

Së katërti, statistikat.

Dhe së pesti, kontrolli financiar.

“Është e qartë se Athina mund të rishikojë qëndrimin e saj nëse Tirana ecën përpara për të treguar se ka vend për diskutim dhe jo një shfaqje force nga ana e zotit Rama, brenda apo jashtë” shkruan gazeta greke.

Të këshilluara

Rrëshqitje gurësh në Rrugën e Arbrit

Moti i keq ka lënë pas disa problematika. Reshjet e dendura të shiu të cilët kanë vijuar prej ditësh kanë sjellë probleme në disa segmente të rrugëve nacionale ...

10:06

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI