Flash

Dwamena nuk mbijetoi, FSHF anulon ndeshjet e kampionatit

Lapsi.al 11 November 2023
Dwamena nuk mbijetoi, FSHF anulon ndeshjet e kampionatit

Kapiteni i Egnatias, Rafael Dwamena, ka humbur tragjikisht jetën pas një kolapsi që pësoi në sfidën me Partizanit. Për këtë arsye, FSHF ka vendosur që të anulojë të gjitha ndeshjet e tjera të kampionatit. Një vendim i pritshëm duke parë ngjarjen tragjike në Rrogozhinë.

Lexo më tej: Video/ Dwamena nuk ia del: ndahet nga jeta në spital sulmuesi 28 vjeçar

Komunikatë zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për tragjedinë e ndodhur sot gjatë ndeshjes së javës së 13-të të “Abissnet Superiore”, Egnatia-Partizani.

Futbollisti Raphael Dwamena ka humbur ndjenjat gjatë ndeshjes dhe pas ndërhyrjes së parë të mjekëve në fushën e lojës është transportuar me ambulancë për në spital.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve specialistë dhe të gjitha përpjekjeve të mëpasshme për ta rikthyer në jetë, futbollisti për fat të keq ka ndërruar jetë.

FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Dwamena dhe klubit të Egnatias për këtë humbje të madhe dhe ngjarje që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.

Federata e Futbollit bën me dije se të gjitha ndeshjet e programuara për këtë fundjavë në të gjitha kampionatet e futbollit në Shqipëri do të shtyhen në një moment të dytë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI