Flash

“Jam thellësisht i shokuar” Presidenti i FSHF, Duka reagon pas ndarjes nga jeta në fushë e Dwamena

Lapsi.al 11 November 2023
“Jam thellësisht i shokuar” Presidenti i FSHF, Duka reagon pas

“Jam thellësisht i shokuar e i tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit të Egnatias, Raphael Dwamena”. Me këto fjalë nis mesazhi i Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, për sulmuesin ganez që humbi jetën sot në fushë. Dwamena u rrëzua përtokë në minutën e 24’ të krye-ndeshjes Egnatia-Partizani e mjekët nuk arritën ti shpëtonin dot jetën pavarësisht përpjekjeve.

Duka ka vlerësuar kualitetet dhe njeriu që Raphael ishte, duke u bërë protagonist në fare pak kohë. Dwamena erdhi në janar të vitit 2022, kur te Egnatia ishte trajner Shpëtim Duro. Atëherë tekniku thoshte, ‘po vjen një lojtar i jashtzakonshëm për Shqipërinë’. E Dwamena ishte i tillë. “Një lojtar i fortë, me shpirt gare, një futbollist që edhe në statistikat e FSHF dhe të Superiores, kishte rekordin më të mirë të golave” thotë Duka. Ganezi me gjysëm sezoni, shënoi 11 gola duke u renditur i treti në listën e golashënuesve, renditje që u fitua nga Hasani me 16 gola. Në këtë edicion ai kryesonte sërisht klasifikimin me 9 gola

Në fund, nuk mund të mungonin as ngushëllimet për familjen e Raphael: “Në emër të FSHF i shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të futbollistit dhe vetë ekipit të Egnatias ku ai kontribuoi dhe shkëlqeu në këtë karrierë të tillë futbollistike. Rest in peace Raphael Dwamena”.

Lexo më tej: Nwabueze nuk u bë mësim: amerikani kishte probleme në zemër, por ishte më me fat se Dwamena

REAGIMI I KREUT TË FSHF-së

Jam thellësisht i shokuar e i tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit të Egnatias, Raphael Dwamena.

Një lojtar i fortë, me shpirt gare, një futbollist që edhe në statistikat e FSHF dhe të Superiores, kishte rekordin më të mirë të golave.

Dwamena tregonte disiplinë e karakter dhe një futbollist që kishte komunikim të jashtëzakonshëm me shokët e ekipit, por edhe jashtë tij.

Në emër të FSHF i shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të futbollistit dhe vetë ekipit të Egnatias ku ai kontribuoi dhe shkëlqeu në këtë karrierë të tillë futbollistike. Rest in peace Raphael Dwamena!

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI