Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Kapen me kokainë dy shqiptarë në Itali

Lapsi.al 11 November 2023
Kapen me kokainë dy shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë janë arrestuar dhe disa kilogramë drogë janë sekuestruar nga policia italiane gjatë kontrollit në katër prona të ndodhura në komunat Perugia dhe Bastia Umbra.

Gjatë kontrollit u gjetën mbi 3 kg lëndë narkotike kokainë e pastër, ndërsa 40 gramë të tjera ishin tashmë gati për t’u hedhur në treg.

U gjetën edhe një kilogram e 800 gram lëndë e nevojshme për paketimin e dozave individuale dhe rreth 600 euro.

Hetimet, të kryera gjithashtu duke përdorur përgjime telefonike, si dhe lokalizimin satelitor, dokumentuan shumë episode të trafikut të drogës që i atribuohen një grupi kriminal të përbërë nga shqiptarë dhe italianë, aktiv në Perugia, të cilët tregtonin sasi të mëdha droge

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI