Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Lojëra fati të paligjshme në Fier, 4 të arrestuar

Lapsi.al 11 November 2023
Lojëra fati të paligjshme në Fier, 4 të arrestuar

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, dy të tjerë janë proceduar penalisht ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit. Një 24 vjeçar dhe një 45 vjeçar u arrestuan pasi ky i fundit organizonte në lokalin e tij në lagjen “15 Tetori” në Fier lojëra fati.

Një 46 vjeçar u arrestua dhe dy të tjerë, 64 dhe 52 vjeç, u proceduan penalisht pasi kishin kishin vënë një lokal në Patos në dispozicion të organizimit të lojërave të fatit. Dy shtetasit e proceduar u kapën në këtë ambient, duke vënë baste sportive me celularë.

Në pranga ra edhe një 20 vjeçar ndërsa një 39 vjeçar u shpall në kërkim pasi lokali i këtij të fundit në lagjen “29-nëntori”, ishte përshtatur për vënien e kundërligjshme të basteve sportive. Për këto raste u sekuestruan në cilësinë 7 celularë dhe 3 kompjuterë, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Të këshilluara

Rrëshqitje gurësh në Rrugën e Arbrit

Moti i keq ka lënë pas disa problematika. Reshjet e dendura të shiu të cilët kanë vijuar prej ditësh kanë sjellë probleme në disa segmente të rrugëve nacionale ...

10:06

Kush e "tradhtoi" Dritan Rexhepin

I shumëkërkuari i policisë shqiptare Dritan Rexhepi, i cili u vu në pranga në Turqi, tentoi t’i arratisej policisë nga vila luksoze. Mediat vendase shkruajnë se...

23:51

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI