Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Ndjekje si nëpër filma, kapet me pistoletë me vete 38-vjeçari në Vlorë

Lapsi.al 11 November 2023
Ndjekje si nëpër filma, kapet me pistoletë me vete

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, zhvilloi operacionin policor kombëtar “Sundimi i ligjit” dhe kanë goditur një rast në fushën e armëmbajtjes pa leje, në qytetin e Vlorës.

Në kuadër të këtij operacioni u vu në pranga shtetasi E. K alias E. D., 38 vjec, banues në Vlorë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,armëve shpërthyese dhe i municionit.”

Policia, bazuar dhe në shërbimin informativ, ka lokalizuar në lagjen “Isa Boletini, një “Fiat” që drejtohej nga 38-vjeçari E. K dhe është vënë në ndjekje të tij.

Shoferi, sapo ka vënë re se po ndiqej, ka tentuar të largohet me shpejtësi dhe ka hedhur nga automjeti, një pistoletë me fishekë në të, që e mbante pa leje, por pas disa minutash ndjekje është kapur dhe prangosur nga Policia. Arma e zjarrit pistoletë së bashku me fishekët u gjet dhe bashkë me makinën e tij u sekuestruan.

Të këshilluara

Bie dëbora e parë te Qafa e Thorës (FOTO)

Dëbora e parë ra këtë vit në Qafë Thore duke shënuar nisjen e sezonit dimëror në qarkun e Shkodrës, ARRSH njoftoi se grupet e punës me mjetet borëpastruese janë...

14:55

Plagosje me armë në Fier

Një plagosje me pistoletë ka ndodhur sot në fshatin Fermë Çlirim të Fierit. I plagosuri është 27 vjeçari M.F ndërsa autor, bashkëfshatari i tij, G.V që u arrest...

14:51

Kapen me kokainë dy shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë janë arrestuar dhe disa kilogramë drogë janë sekuestruar nga policia italiane gjatë kontrollit në katër prona të ndodhura në komunat Perugia dhe Ba...

14:49

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI