Flash

Korçë/ Po transportonte 26 emigrantë, vihet në pranga 58-vjeçari

Lapsi.al 12 November 2023
Korçë/ Po transportonte 26 emigrantë, vihet në pranga

Në prangat e policisë ka përfunduar Vullnet Koçi, 58 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas u kap duke transportuar me automjet kundrejt pagesës, 26 emigrantë. Mësohet se këta emigrantë po i ndihmonte në kalim të paligjshëm të kufirit, në drejtim të vendeve të BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti furgon me të cilin po transportoheshin emigrantët e paligjshëm dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për sot do të jetë me kthjellime dhe vranësira të dendura me reshje shiu pasdite të pakta. Temperaturat minimale do të luhaten 6/12 gradë celcius, ndërs...

07:46

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI