Flash

Video/ Wanda Nara, një "Bad Bitch": debutim "i nxehtë" i gruas së Icardit në muzikë

Lapsi.al 12 November 2023
Video/ Wanda Nara, një "Bad Bitch": debutim "i

Wanda Nara kërkon të mos i mungojë asgjë. Bashkëshortja e Mauro Icardit dhe njëkohësisht menaxherja e tij debutoi edhe në botën e muzikës. Showgirl-i argjentinas, konkurrente në edicionin italian të Dancing with the Stars, publikoi single-in e saj me titull “Bad Bitch”.

Titulli i këngës debutuese të Wanda Nara quhet "Bad Bitch" dhe është krijuar në bashkëpunim me Dj Negro Dub. Tekstet i referohen jetës së saj të përqendruar te luksi dhe fuqia e saj për të arritur gjëra. Një varg flet qartë: "Unë marr gjithmonë gjithçka që dua. Më pëlqeu, më duket i sinqertë. E shoh dhe e dua. E dua dhe e kam". Edhe një herë argjentinasja e bën të qartë se është një grua e sigurt në vetvete, e pavarur dhe mbi të gjitha shumë e vendosur dhe me personalitet të fortë. Videoja në YouTube tashmë ka shumë shikime falë edhe reklamave të bëra në profilin e saj në Instagram.

KRITIKAT

Por jo të gjithë e pëlqejnë “Bad Bitch” dhe mbi të gjitha kritikat vijnë për përdorimin e tepruar të autotune, që maskon mangësitë e të kënduarit të Wanda Nara. Ka edhe nga ata që theksojnë se në videon kontroverse dhe seksi theksohet tepër faktori i luksit dhe bollëku i djemve me të cilët ajo rrethohet. Wanda Nara në një mënyrë ose në një tjetër i bën njerëzit të flasin për të dhe në fund të fundit kjo është ajo që ka rëndësi dhe ajo që dëshiron bashkëshortja e futbollistit të Galatasaray. Ashtu si vargu në këngë: "E shoh, e dua. E dua, e kam".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI