Flash

Aksioni opozitar, Berisha: Deputetët, të gatshëm për grevë urie

Lapsi.al 13 November 2023
Aksioni opozitar, Berisha: Deputetët, të gatshëm për

Ish-kryeministri Sali Berisha, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, deklaroi se opozita nuk do njohë asnjë ligj që miratohet në kundërshtim të Kushtetutës dhe ligjit duke iu referuar miratimit të buxhetit 2024.

Sakaq Berisha tha se deputetët e PD do vijojnë aksionin opozitar dhe se janë të gatshëm edhe për grevë urie.

Sali Berisha: Bën luftë me popullin opozitar, shkelmon mbi të drejtat e opozitës. I tmerruar me ato që ka kryer me abuzimet me postin e tij, e di qe komisionet do ti nxjerrin të palarat dhe vendimet antiligjore dhe si përfundim do dorëzoj mandatin. Aksionin e keni shumë transparent. Sot e patë, atë komision që ishte nuk ju lanë të futeshit. Parlamenti qëndron vetëm si ndërtesë dhe Grupi i opozitës që mbron Kushtetutën, të tjerët zhduken si minjtë.

Pyetje: A i keni numrat e deputetëve për grevë urie?

Berisha: Që nesër janë të gatshëm. Gatishmëria e qytetarëve është për t’u admiruar.

Pyetje: A do të lejoni miratimin e Buxhetit për 2024?

Berisha: Asnjë ligj që kalon në kundërshtim më Kushtetutën nuk do njihet nga opozita. Ju i pat i kaluan në 15 minuta ligjet të shqyrtuara në kundërshtim me ligjin, të futura pas karrigeve me Online.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI